Japonia thyen rekord për shpejtësinë e internetit, mund të shkarkoni 80 filma në një sekondë

Japonia thyen rekord për shpejtësinë e internetit,…

Teknologjia në Japoni po ecën me ritme të shpejta. Së fundmi inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë e internetit. Mësohet se brenda një sekondi mund të shkarkoni 80 filma pa asnjë pengesë.


Sipas informacioneve, rekordi në këtë rast është 319 terabit për sekondë. Kjo është sa dyfishi i rekordit të mëparshëm për shpejtësinë më të madhe të internetit dhe 7.6 milionë herë më shpejtë se shpejtësia mesatare e internetit që kemi në shtëpi.

Për të arritur këto rezultate në shpërndarjen e internetit, studiuesit në Institutin Kombëtar të Informacionit dhe Teknologjive të Komunikimit në Japoni, zhvilluan një fibër optike eksperimentale me katër bërthama, në vend të një bërthame siç ndodh kryesisht.

Më pas, ata kombinuan fibrën me një lazer që lëshon impulse në gjatësi vale të ndryshme dhe teknika të shumëfishta të amplifikimit të sinjalit. Kjo u mundësoi atyre të transmetonin të dhëna në një distancë prej më shumë se 1800 milje me 319 Tb/s.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit