Jasmina dhe Andi kanë shfaqur një simpati për njëri-tjetrin, qëkur bukuroshja u bë pjesë e programit.
Mes dy konkurrentëve nuk kanë munguar as puthjet. Në Për’puthen Prime, para se të diskutonte me Mevlanin, Jasmina puthi Andin. Ndërsa ishte Andi që i dhuroi puthjen në buzë dhe më pas një orë me rërë Jasminës.
Dje, në një Story në Instagram, teksa tregonte disa produkte, Jasmina shkruante: “Ngaqë u dashurova, kam harruar ta ndaj me ju, sorry”. Mbetet për t’u parë në vazhdim sa e vërtetë është kjo deklaratë e saj dhe nëse çifti do të dalë i përputhur nga emisioni.