Java nis e nxehtë dhe e thatë... mësoni parashikimin e motit për ditën e hënë 3 gusht 2020

Java nis e nxehtë dhe e thatë……

Kjo javë do të nisë me temperatura të larta dhe kohë të kthjellët, kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Dita e hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, me vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve në zonat malore.

Priten reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 22 / 33°C

-në vendet e ulëta: 19 / 37°C

-në vendet malore: 16 / 31°C

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit