“Je i vogël për të marrë rrogë”/ Ibrahimoviç rrëfen përplasjen me bordin e Ligës në fillim të karrierës

“Je i vogël për të marrë rrogë”/…

Futbollisti Zlatan Ibrahimovic, i cili konsiderohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka rrëfyer një përplasje me bordin e Ligës, kur ishte në fillim të karrierës së tij.

Asokohe, ende i vogël në moshë Ibrahimovic arriti që të bëhej golashënuesi më i mirë, por ai po shihte se puna e tij nuk po shpërblehej. Në fakt nuk po shpërblehej ai, por prindërit e tij. 

Ibrahimovic duke qenë se rroga i kalonte prindërve të tij, i kishte kërkuar ligës që edhe pikët që ai fitonte mos t’i kalonin skuadrës.

Hera e fundit që kam qarë ka qenë kur nuk kam marrë rrogën nga Malmo FF. I shkrova bordit të ligës dhe i kërkova të hiqnin çdo tre pikë që fitoja për Malmo FF. Bordi tha se paratë e mija po u jepeshin prindërve të mi sepse me ligj isha shumë i vogël për të marrë një rrogë zyrtare. 

Ia ktheva bordit të ligës se me ligj isha gjithashtu shumë i vogël për të qenë golashënuesi më i mirë dhe për të fituar një titull të ligës në Malmo, kështu që atyre nuk duhet t’i jepen tre pikët e mia rritem mjaftueshëm. Të nesërmen paratë e mia u transferuan në llogarinë time. Unë jam më i fortë sesa ligji”, përfundoi Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët aktivë më të dekoruar në botë, që ka fituar 34 trofe në karrierën e tij dhe ka shënuar mbi 570 gola në karrierë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit