Jeff Bezos heq dorë nga drejtimi i Amazon, zbuloni kush e zuri vendin e tij

Jeff Bezos heq dorë nga drejtimi i…

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, ka vendosur që të heqë dorë nga posti i shefit ekzekutiv. Ditën e sotme ai ka njoftuar se titullin e tij ia ka kaluar, Andy Jassy.

Prej dy dekadash, Bezos ka drejtuar me sukses kompaninë e famshme, por duket se tani ka ardhur koha për një kapitull të ri në jetën e tij.

Kujtojmë se në muajin shkurt, kompania bëri të ditur se Jeff Bezos do të kalonte nga detyra e CEO-s tek ajo e karriges ekzekutive, pasi ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me sipërmarrjet e tjera, duke përfshirë Washington Post, kompaninë hapësinore Blue Origin dhe filantropinë.

Por pavarësisht se heq dorë nga rolet publike në kompani, Bezos do të ketë sërish një ndikim shumë të madh tek Amazon vitet e ardhme. Ai vazhdon të jetë aksioneri më i madh individual i kompanisë, mentor për CEO-t e ardhshëm dhe kryetar i bordit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit