"Jemi familje dëshmori"/ Reagon nëna e Klisman Nikollit: Janë shpifje dhe intriga

“Jemi familje dëshmori”/ Reagon nëna e Klisman…

Mbrëmjen e së martës, mediat italiane i dhanë jehonë lajmit që është arrestuar Klisman Nikolli.

27-vjeçari akuzohej se ka kryer një sërë vjedhjesh në Itali, ndërsa në Shqipëri ushtronte profesionin e policit.

Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi se ai ndodhet në Gjermani.

“Ne jemi familje dëshmori. Janë të gjitha gënjeshtra, shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku firmosi sot përjashtimin e tij nga Policia.

Policia e Shtetit përmes një komunikate për mediat bën me dije se gjatë kohës që 27-vjeçari ka kryer grabitjet në Itali ka qenë me leje për arsye shëndetësore pa të drejtë page.

Mediat italiane raportuan se 27-vjeçari Klisman Nikolli akuzohet si autor i 18 grabitjeve së bashku me Viktor Bilani dhe Flor Koca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit