"Jemi me halle e qira", studentët pa bursat e ndihmës ekonomike prej disa muajsh

“Jemi me halle e qira”, studentët pa…

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë ngritur shqetësimin për mosdhënien e bursave mujore që u takojnë në bazë të ndihmës ekonomike që përfiton familja e tyre.

Prej më shumë se tre muajsh, këta studentë nuk kanë marrë shumën mujore prej 10,000 lekësh të reja, një mbështetje jetike për ta, veçanërisht për ata që jetojnë me qira dhe përballen me vështirësi ekonomike.

Studentët denoncojnë se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme në zyrën e financës dhe drejtuesve të fakultetit, kanë marrë vetëm përgjigje të përsëritura si: “do hyjë këtë javë”, “prisni fundin e muajit”, ose “nuk kemi informacion”. Ndërkohë, studentët që përfitojnë bursa për shkak të mesatares së lartë ose degëve prioritare i kanë marrë pagesat e tyre në kohë.

Ndërkohë me të njëjtën problematikë po përballen edhe studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ata thonë se deri më tani s’kanë marrë asnjë muaj të bursës së ndihmës ekonomike edhe pse qëllimi është që kjo bursë t’i ndihmojë sado pak me nevojat e tyre bazë si studentë.

Studentët shprehen se mungesa e komunikimit institucional dhe përgjegjësisë nga ana e administratës ka shtuar pasigurinë dhe ndjesinë e përjashtimit social.

Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga universiteti apo Ministria e Arsimit për këtë çështje, ndërsa studentët kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe ndihma që u takon me ligj të mos vonohet më tej pa arsye.

Denoncimi i studentes:

Pershendetje JOQ, ju lutem anonim! Jam një studente në Universitetin e Durrësit dhe po ju shkruaj për të ndarë një shqetësim që po na prek mua dhe shumë studentë të tjerë. Prej 3 muajsh nuk na është dhënë bursa prej 100 mijë lekësh të vjetra, të cilën e përfitojmë në bazë të ndihmës ekonomike që merr familja jonë.

Kjo bursë është një ndihmë shumë e rëndësishme për ne, sidomos për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Por fatkeqësisht, nuk kemi marrë asnjë informacion të saktë nga universiteti dhe jemi lënë totalisht në heshtje. Kur pyesim financen e vetmja pergjigje qe marrim eshte do hyj kete muaj do hyj kete jave do hyj deri fund muaji. Nderkohe studentet me mesatare dhe dege prioritare e kane perfituar ne te tjeret jo.

Ndoshta disa mund te thone per kaq gje behet e madhe , per disa nuk jane asgje por per ne qe jetojme me qera sakrifikojme per te studiuar tpakten te mos na mohohet dhe kjo ndihme qe e perfitojme vet se ndihme tjeter nga shteti skemi pare deri me sot. Kërkoj që ky problem të bëhet publik, sepse është e padrejtë që studentët në nevojë të trajtohen me kaq neglizhencë. Faleminderit nëse e publikoni dhe na ndihmoni që zëri ynë të dëgjohet. Uroj qe ky mesazh te shkoj tek institucionet perkatese !

Anonim ju lutem Nuk e di Kur kam pyetur financieren ka thene do hyj kte jave pritem ju ka hyre vec atyre me mesatare dhe atyre qe jane me dege prioritare qe marrin 400 nderkohe ne Jo do hyj fund marsi Jo fund prilli Jo skemi informacion prisni dhe asgje deri tani Eshte nje dicka qe pergjigjet vetem financa ju kemi shkruar kryesektares pyesnit e financa thote I kemi cuar email kryefinancieres pyet te financa ka thene I kemi derguar dhe email finances dhe I kemi pyetur te zyra prisni thote se brenda muajit do hyj dhe jo vetem financa e fakultetit tim por per te gjitha deget

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit