‘Jemi miq, pimë alkool nëpër shumë lokale’, dhëndri i Qazim Sejdinit dëshmon për vrasjen Florian Lamçes në Elbasan

‘Jemi miq, pimë alkool nëpër shumë lokale’,…

Lajm i bujshëm ishte vrasja e Florian Lamçes ditën e djeshme.

Mes dy autorëve të dyshuar, është edhe Sokol Sanxhaktari, i cili është dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Në media është zbardhur edhe dëshmia e Sanxhaktarit ditën e sotme për policinë.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pirë shume pije te ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq.”, mësohet se ka thënë ai.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit