Jemi në mëshirë të Zotit/ Shqiptari rrëfen tmerrin nga përmbytjet në Itali: Nuk kemi rezerva ushqimore

Jemi në mëshirë të Zotit/ Shqiptari rrëfen…

Moti i keq ka goditur Italinë dhe pasojat vazhdojnë të jenë të rënda të vështira për t’u rikuperuar. Një nga zonat e prekura është edhe rajoni i Reggio Emilia, ku për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën 14 persona.

Në këtë zonë jetojnë edhe shumë familje shqiptare, që për fat të mirë janë evakuuar dhe nuk ka asnjë të vdekur. Por, tashmë ata po përballen me krizën e ushqimeve dhe ujit të pijshëm.

 Një prej tyre është  shkrimtari shqiptar Ismet Mehmeti, i cili në nj  intervistë televizive ka përshkruan situatën e vështirë të rajonit, ku tregoi se dy lumenj dolën nga shtrati dhe përfshinë të gjithë zonën, ndërsa nëpër shtëpi uji shkonte deri në katin e dytë. Ndërsa tregoi që edhe tani situata vazhdon të jetë alarmante pasi ka persona të zhdukur dhe dëme të shumta materiale, që do të sjellin kosto të larta për shtetin italian.

“Ravenna është provinca më e prekur në Emilia Romagna për shkak të këtij përqendrimi të madh të reshjeve në 2-3 ditë që krijoi një tejngopje të lumenjve. Ravenna ka 6 lumenj rreth e rrotull, 2 nga të cilët u tejmbushën dhe u zbrazën rreth provincës. Duke përjashtuar vetëm qendrën e qytetit ku ndodhem unë, ku jemi të mbyllur në shtëpi brenda, e gjithë provinca përreth, zona industriale rreth e rrotull është përmbytur. Sot një nga miqtë e mi më tha se rreth 3000 makina janë përmbytur, janë zhdukur dhe nuk dihet se ku janë.

E vetmja që nuk është prekur është qendra e qytetit sepse kjo qendër e ndërtuar rreth viteve 1500 me 4 hyrje kryesore është më e ngritur se pjesa tjetër dhe ka një sistem drenazhimi shumë të lartë. Gjithë pjesa tjetër, siç u pa në pamjet që paraqitët, është vërtet alarmante”, u shpreh ai.

Ai tregoi se të mbijetuarit po hasen me mungesë të ushqimit. Vetë shqiptari tha s eka rezerva vetëm për dy ditë më pas mbetën në mëshirë të Zotit.

“Kjo është situata për të ardhur keq, por gjëra që ndodhin. Për ushqime jemi në mëshirë të Zotit, sepse prej një jave këtu në Ravenna nuk futen dot kamionët dhe ne që jemi brenda qendrës historike të qytetit, jemi të detyruar të përdorim rezervat që kemi patur para një  jave, sepse të gjitha supermarketet e mëdha të qytetit janë thuajse të boshatisur. Gjendja është vërtet shumë, shumë e rëndë. Një miku im që më pyeti nga Shqipëria, i thashë kam bukë edhe për nesër, për pasnesër, në qoftë se do vazhdojë gjendja, do ngre duart lart…”, tregoi ai i tronditur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit