“Jemi në mjerim”, protestë në Berat në ditën e punëtorëve

“Jemi në mjerim”, protestë në Berat në…

1 Maji, Dita e Punëtorëve është shoqëruar me protesta në qytetin e Beratit.

Dhjetëra biznesmenë, qytetarë beratas, fermerë dhe përfaqësues të PD-së, dega Berat kanë protestuar këtë 1 Maj përpara institucionit të bashkisë së Beratit. Protestuesit ankohen për varfërinë e tejskajshme në të cilën ndodhen sot familjet beratase dhe bizneset në këtë qytet. Ata ankohen gjithashtu për taksat dhe tarifat e larta, që sipas tyre, bashkia e Beratit ka vendosur si taksa pastrimi, gjelbërimi dhe ndriçimi, për familjarët dhe për bizneset.

Protestuesit deklarojnë se, sot më shumë se kurrë, të gjithë duhet të ngrihen e të protestojnë kundër kësaj qeverie që ka çuar në varfëri të thellë popullin shqiptar, që po rrjep popullin nëpërmjet rritjes së taksave dhe që ka çuar në falimentimin e dhjetëra bizneseve të qytetin e Beratit.

Edhe fermerët beratas, pjesë e kësaj proteste të sotme, kanë deklaruar se, qeveria i ka shkatërruar ekonomikisht dhe se ata janë në prag të falimentimit.

Edhe pse u tha se fermerët nuk do të pengoheshin të punonin tokat e tyre bujqësore dhe të vijonin prodhimit, fermerët pohojnë se asgjë nuk ka qenë e vërtetë sepse atyre u janë bllokuar disa herë mjetet nga policia si dhe janë gjobitur sa herë që kanë dalë me prodhimet e tyre bujqësore në akset nacionale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit