“Jemi në recesion”/ Ekspertja e ekonomisë: Niveli i papunësisë do të rritet akoma

“Jemi në recesion”/ Ekspertja e ekonomisë: Niveli…

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një rënie ekonomike në gjithë botën.

Ekspertja e ekonomisë Irena Beqiraj në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se duket ta pranojmë se tashmë jemi në recesion.

“Në recesion mjafton që të kemi dy tre mujor në ulje ekonomike dhe jemi në recesion është e vështirë ta përcaktosh nëse jemi në recesion ose depresion pasi kjo varet në mënyrën se si përgjigjen bizneset. Ne jemi në një recesion dhe duhej pranuar që në mars problemi është se si të na godasë dhe të mos jetë afatgjatë”, është shprehur ekspertja e ekonomisë.
Beqiraj theksoi me tej se dy elementet kryesore që do të preken nga ulja ekonomike në vendin tonë janë papunësia dhe eksportet.

Ajo është shprehur se niveli i papunësisë në vendin tonë gjatë muajit prill do të rritet akoma më shumë krahasuar me një muaj më parë.

“Ne nuk kemi një matje të saktë te personave që kanë humbur punën, dhe ka shumë kompani që prisnin nga paketat e qeverisë nuk i kanë hequr apo nuk i kanë deklaruar punonjësit e hequr nga puna, por kur të mbyllen raportet për prillin ju do të shikoni se kemi më shumë të papunë. Nëse në mars kishim 47-50 mijë të papunë, ndërsa në prill pritet të kenë ikur më shumë njerëz nga puna. Recesioni Shqipërinë do ta godasë te punësimi, pasi struktura jonë e punësimit është jo e qëndrueshme dhe fluide”, tha Beqiraj./cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit