‘Jemi në SHBA, s’na tregon dot çfarë të bëjmë’/ 300 mijë motoçiklistët kundër Biden, pa maska dhe distancim

‘Jemi në SHBA, s’na tregon dot çfarë…

Më shumë se 300 mijë motoçiklistë janë mbledhur në Daytona Beach, me një mesazh të qartë kundër presidentit Biden: “Jemi në Amerikë, nuk na tregon dot çfarë të bëjmë”.

Mbledhja e të pasionuarve pas motorëve organizohet për të 80-in vit radhazi dhe pavarësisht se zakonisht aty marrin pjesë gjysmë milionë persona, këtë vit numri është më i ulët. Megjithatë grumbullimi shihet si një aktivitet i rrezikshëm sa i përket përhapjes së koronavirusit, pasi askush nuk mban maskë dhe distancimi social nuk respektohet.

“Refuzoj ta mbaj maskën, Nuk më thotë dot Joe Biden çfarë të bëj. Kam të drejtën time kushtetuese të bëj çfarë të dua”, thotë 52-vjeçari John Saxon, për “Daily Mail”. “Nuk besoj te ky virus”. 24-vjeçari David Seibert, nga Pitsburg, thotë: “Nuk kam mbajtur kurrë maskë dhe nëse më kërkojnë të mbaj kur të futem në ndonjë dyqan, do të dal menjëherë prej aty”.

Kjo është pikërisht sjellja që presidenti amerikan dënoi gjatë një fjalimi të mbajtur javën e kaluar, ndërsa është zotuar që do t’u kërkojë guvernatorëve të shteteve të vendosin mbajtjen e maskës me detyrim.

Grumbullimi në Daytona Beach i sjell qytetit rreth 75 milionë të ardhura në vit, por frika e autoriteteve se mund të jetë shkak për një valë të re të koronavirusit, nuk është e pabazuar. Gjatë një grumbullimi të ngjashëm vitin e kaluar në Sgurgis, në Dakotën e Jugut, një studim doli në përfundimin se rreth 450 mijë pjesëmarrësit ishin shkaktar të 266 mijë rasteve me Covid-19 të përhapura në të gjithë Amerikën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit