“Jemi policia!” gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar gjatë grabitjes së banesës

“Jemi policia!” gruaja rrëfen tmerrin e përjetuar…

Bashkëshortja e Bashkim Zajas tregon momentin e grabitjes në banesë që ndodhi mbrëmë në fshatin Qinam të Tiranës.

Ajo shprehet se 3 grabitësit i ranë derën dhe thanë se janë policia, e do të bëjnë një kontroll.

Ajo shton se i kanë lidhur dhe më pas u kanë marr telefonat dhe paratë që kanë gjetur në shtëpi.

“Isha në gjumë, dëgjova një zhurmë. Na thanë janë policia. Kapën burrin e lidhën, pastaj lidhën edhe djalin. Më kapën edhe mua. Ishin 3 me maska. Bërtisnin se ishin policia. Kanë marrë telefona, lekë sa kanë gjetur. Kanë ushtruar dhunë ndaj burrit, i vunë ngjitëse. Më kanë marrë çdo gjë. Më ka ndodhur edhe një herë tjetër, më kanë marrë një motor. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund të jetë.”

Grabitja ndodhi mesnatën e ditës së të premtes, 1 maj 2020.

Ndërkohë në lidhje me grabitjen janë shoqëruar deri më tani 8 persona.

Edhe vajza e familjes e cila kishte ardhur me djalin e vogël tregon se ka qenë duke fjetur në një nga dhomat e katit të dytë, kur ka dëgjuar zëra nga dhoma e vëllait.

E tronditur vajza tregon me detaje momentet e tmerrit.

“Dëgjoj tek dhoma e vëllait që thuhet: Policia e shtetit, shtrihu përtokë se kemi ardhur për kontroll. Hap derën e dhomës e shoh vëllanë të shtrirë përtokë, njëri i kishte drejtuar kallashin. tjetri ishte anash. Vëllait i lidhën duart dhe e zbresin në katin e parë ku ishte dhe babi i shtrirë në tokë. Mami zgjohet nga gjumi dhe del tek dera. Ata e marrin e lidhin nga duart dhe e shtrijnë në tokë.

Njëri që ishte më i dobët dhe më i gjatë vjen tek dhoma ime. Nuk më prek sepse unë isha me fëminë e vogël. vetëm qëndron roje. Ishte i maskuar me kapuc e doreza dhe kishte kallash. Një tjetër ushtronte dhunë mbi babin, duke e pyetur: “Ku e ke armën, sepse është bërë denoncim.”

Babai thoshte se unë nuk kam armë. Kontrolloni cdo gjë nëse jeni policia. Ai që ishte lart dhe po më ruante mua thërret: Pusho! Mbyllja gojën.

Ai që ishte lart zbret poshtë lidhin babin dhe i mbyllin gojën me izolant.

Ai lart më ruante mua, ndërsa ai poshtë vetëm bërtiste. Në një moment ai që ishte lart i thotë shokut poshtë: Vrite!

Në një moment e mbush përsë dyti fluturojnë fishekët. Unë bërtita dhe djali bërtiste.

I pyeta cfarë kërkoni  se nuk jeni policia.  Ata kanë kontrolluar katin e parë, duke vjedhur paratë, karta identiteti, telefona. kanë vjedhur gati 60 mijë lekë dhe më pas u ngjitën në dhomën lart. ”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit