"Jemi të shokuar"/ Vdekja e shqiptarit në Itali, flasin miqtë: Ëndërronte të fluturonte

“Jemi të shokuar”/ Vdekja e shqiptarit në…

Kolegët e Fatjon Garxhenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan në Filetto, kanë folur për mediat italine në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ata kanë treguar për “Ilrestodelcarlino.it” se janë tronditur nga lajmi i vdekjes. Miqtë e tij kanë treguar se Fatjoni  jetonte me partneren e tij në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh dhe tashmë po krijonte familjen e tij të re.

Ata thonë se çdo herë Fatjoni fliste për pasionin e tij të madh për fluturimin dhe ko ishte ëndrra e tij më e madhe.

“Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh nga tregonte për fluturimet e tij. Këtu pas kemi një fushë dhe ai ëndërronte që të nisej nga shtëpia dhe të ulej këtu. Fliste gjithmonë për pasionin e tij më të madh, deltaplanin, ishte shumë entuziast. I pëlqente shumë të fluturonte, jetonte për të fluturuar, fluturonte së bashku me partneren tij. Thoshte se një ditë donte të blinte deltaplanin e tij”, rrëfen Zeffiri.

Shqiptari ishte në kurs pasi donte të merrte licencën për të fluturuar dhe herë pas here fliste për këtë në punë.32-vjeçari ishte me origjinë shqiptare. Ai ka lindur në Durrës por kishte shumë vite në Itali me familjen e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit