“Jeni grup i dobët”/ Si nisi sherri në Tik-Tok dhe përfundoi me plagosjen e 2 personave

“Jeni grup i dobët”/ Si nisi sherri…

Një konflikt i nisur në Tik-Tok, përfundoi me plagosje mes të rinjve në Durrës.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit, ku 4 të rinj u konfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit për arsye banale. Pas përplasjeve në rrjetet sociale ata u konfliktuan përballë dhe  më pas situata agravoi. Ata nxorën pistoletat dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në TikTok.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25 vjeç, pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit, me të cilin kishte debatuar online.

Si nisi debati.

Mësohet se shkak për të gjithë këtë ngjarje është bërë një fjalë e thënë në një dalje live në Tik-Tok mes dy të rinjve.  Sipas burimeve, Klajdi Mancaku dhe grupi i tij kundërshtar Mario Vrioni, Jurgen Vrioni, Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin. Mario Vrioni pretendon se është muzikant dhe ka një grup që merret me muzikë moderne.

Në një lidhje live në Tik -Tok, Klajdi ka komentuar duke shkruar se ‘jeni grup i dobët’ dhe se ‘nuk jeni realë’. Pas kësaj ai ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit. Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaquar me Mancakun.

Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, Mancaku sapo i ka parë që janë afruar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit