Jeni në kërkim të një pune të re? Kjo kantinë do t’ju paguajë 10,000 dollarë në muaj!

Jeni në kërkim të një pune të…

Të gjithëve na pëlqen që të punojmë dhe të fitojmë shumë dhe një gjë të tillë e ofron një kantinë vere e vendosur në Sonoma Wine Country, Kaliforni. Për të gjithë ata që persona që e konsumojnë verën, apo kanë dëshirë që të punojnë në një kantinë të kësaj pije, Kalifornia ofron një vend pune ku çdo punonjës që aplikon dhe fiton vendin e punës, do të fitojë 10,000 dollarë në muaj si dhe qiraja e banesës do të jetë falas.

Kantina Murphy-Goode ka në ekip punonjës shumë të përkushtuar. Për kantinën kjo është një punë e ëndërruar nga të gjithë, pasi fiton shumë dhe ndodhesh në Kaliforni, në një vend që gjithkush do të dëshironte të jetonte. Mënyra e aplikimit është mjaft e thjeshtë, mjafton të dërgoni një CV dhe arsyet se përse duhet të zgjidhesh ti.

Kusht për punëtorin që do ti bashkohet punishtes është të jetë mbi moshën 21 vjeç, të jetë një banor i ligjshëm në SHBA, dhe të jetë autorizuar për të punuar në SH.B.A.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit