Jeni të frikësuar nga koronavirusi? Lexoni këto 5 simptoma, ato ju tregojnë nëse e keni kaluar...

Jeni të frikësuar nga koronavirusi? Lexoni këto…

Pandemia e koronavirusit është shtrirë sot në të gjithë botën dhe disa milionë individë janë infektuar nga ky virus jo i lehtë.

Ndërkohë që qindra mijëra të tjerë kanë humbur jetën dhe vazhdojnë të vdesin në shumë shtete.

Por po ashtu, ka edhe shumë individë të cilët janë infektuar por në gjendje asimptomatike, si dhe shumë nga ata që në ditët apo muajt në vijim do të bien në kontakt me këtë virus.

Por në Tokën me 7 miliardë njerëz dhe plot me sëmundje vdekjeprurëse, shifrat e kësaj pandemia janë fare minimale.

Janë të shumtë edhe qytetarët që janë nën panik nëse janë prekur ose jo nga Koronavirusi, apo e kanë kaluar atë pa shfaqur simptoma.

Nëse keni qenë ose jo të infektuar, këtë mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni me disa nga shenjat e mëposhtme të cilat i kanë sqaruar shkencëtarët dhe virologët më të mirë.

Të listuara më poshtë janë disa prej simptomave të COVID-19, por nëse keni pasur vetëm njërën prej tyre, kjo nuk do të thotë se ju e keni kaluar.

Këto janë disa prej shenjave, që mund t’ju tregojnë nëse keni qenë i infektuar ose jo.

Por kujdes! Vetëm testi serologjik PCR, mund të japë një përgjigjen që vërteton të kundërtën.

1- Nëse keni qenë shumë sëmurë në muajin shkurt

Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se, nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.

2- Nëse keni pasur ethe dhe kollë

Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.

3- Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit

Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë.

Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.

4- Nëse e gjithë familja jua u sëmur njëkohësisht

Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe dikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.

5- Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje

Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit