
Një maniat saudit ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij me një çmim 170 milionë dollarë, një nga më luksozet të Nju Jorkut.
Çmimi është pothuajse dyfishi i asaj që Al Hokair pagoi për pronën në vitin 2016 dhe nëse ai mund t’i afrohet kësaj shume, prona do të ishte ndër më të shtrenjtat e shitura ndonjëherë në SHBA.
Apartamenti ndodhet në katin e 96-të të rrokaqiellit, dhe shtrihet gati 750 metra katrorë me një pamje panoramike të të gjithë qytetit dhe Parkut Qendror.
Deri kohët e fundit pallati ishte ndërtesa më e lartë e banimit në hemisferën perëndimore. Pas krizës për shkak të Covid, tregu i pasurive të patundshme luksoze në Big Apple ka përjetuar një rritje të konsiderueshme.
Kohët e fundit dy apartamente në afërsi 220 Central Park South u shitën për shifrën e kombinuar prej 157.5 milionë dollarë, një nga më të lartat për një ndërtesë banimi në metropol.