Një poster që po qarkullon në rrjetet sociale mes të rinjve dhe protestuesve paralajmëron një tjetër përshkallëzim të protestës, duke i vendosur kryeministrit Edi Rama një afat deri nesër në orën 13:00 për të dhënë dorëheqjen.
Në poster thuhet se, nëse Rama nuk largohet deri në këtë orë, protestuesit do të mblidhen fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas do të marshojnë drejt Presidencës, ku do të kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit.
Mesazhi mbyllet me thirrjet: “Pushteti është i popullit” dhe “Shteti është i kombit tonë shqiptar”.
Pas dy ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje në Tiranë, mbetet për t’u parë nëse ky ultimatum do të kthehet në skenarin e radhës të revoltës.
Po ju studentë dhe protestues, a e konfirmoni këtë thirrje për nesër? A është ky skenari që po përgatitet për protestën e radhës, apo posteri po qarkullon pa një vendim të konfirmuar nga protestuesit?