Jep dorëheqjen Drjtori i Burgjeve

Jep dorëheqjen Drjtori i Burgjeve

Admir Abrija me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur deri më sot! E paqartë është arsyeja e këtij vendimi, ndërkohë që duhet thënë se sistemi i burgjeve në Shqipëri po përjeton një kohë të vështirë.

Instiucuonet e vuajtjes së dënimit janë në kapacitetet e tyre maksimale, e sikur të mos mjaftonte kjo, siguria e tyre është lëkundur ndjeshëm. Kujtojmë se në burgun e Peqinit, institucion ky i sigurisë së lartë ndodhi një vrasje ku viktimë mbeti i burgosuri Arben Lleshi. Autori i ngjarjes Sokol Mjacaj kishte mundur të thyente të gjithë ‘portat’ e sigurisë, duke futur brenda institucionit armën e zjarrit me të cilën kreu krimin.

Abrija ishte vënë në dijeni nga ish-drejtori i burgut të Peqinit Kamber Hoxha për situatën e krijuar në instiucion, duke u njoftuar me anë të një shkrese për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë. Por drejtori i pëgjithshëm i burgjeve nuk mori asjë masë.

Admir Abrija e mori detyrën në dhjetor të vitit 2021 me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, pas lirimit nga detyra të drejtorit të mëparshëm Agim Lleshi. Nuk dihet se kush do të marrë drejimin e burgjeve pas kësaj lëvizje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit