Jep dorëheqjen gjyqtari Gjin Gjoni: Vettingu i pabarabartë, e kalon kush i shërben politikës

Jep dorëheqjen gjyqtari Gjin Gjoni: Vettingu i…

Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Burime nga KLGJ bëjnë me dije se Gjin Gjoni ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes pranë këtij institucioni.

Të njëjtat burime theksojnë se në kërkesën e tij të largimit gjyqtari Gjoni ka deklaruar se “drejtësia është në kolaps”.

Gjithashtu, gjyqtari pretendon se “Vettingu nuk është i barabartë për të gjithë. E kalon Vettingun nëse i shërben politikës”, mësohet të jetë shprehur ai në kërkesën e dorëheqjes drejtuar KLGJ-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit