Jepet dënimi përfundimtar për gjyqtaren e Krujës

Jepet dënimi përfundimtar për gjyqtaren e Krujës

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar me 3 vite burg. Ajo do të bëj dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.


Gjithashtu Hoxha për pesë vite ëahtë përjashtuar nga funksionet publike.


Kujtojmë se ish- gjyqtarja, Enkelejda Hoxha është shpallur fajtore për korrupsion. Ajo lironte të fortët kunddrejt pagesës.


Avokati që luante rolin e sekserit, Aldo Tabaku është dënuar me katër vite burg, por për shkak të dënimit të shkurtuar do të kryejë vetëm 2.8 vite.


Edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuqi është dënuar me tre vite burgim, por do të kryejë dy vite burgim.

Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani,të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu, janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg.

Hoxha përfitonte ryshfet nga 6-12 mijë euro për uljen e dënimit të të dënuarve të burgut të Fushë-Krujës, nga ku janë liruar para kohe Endrit Dokle, Hekuran Billa e Ilir Paja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit