Jepet vendimi për Altin Ndocin, akuzohet për 4 vrasjet e bujshme

Jepet vendimi për Altin Ndocin, akuzohet për…

I ndaluari për vrasjen e vëllezërve Haxhiu disa ditë më parë në Durrës është lënë  në qeli pavarësisht se nuk i ka refuzuar akuzat. Altin Ndoci, akuzohet nga Prokuroria e Durrësit për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, ndërsa sot është vendosur për të që të qëndrojë në qeli.

Pavarësisht ankimimit në gjykatën e Apelit Durrës të akùzave që ishin ngritur ndaj tij, me sa duket provat janë të forta që e përfshijnë atë në këtë ngjarje.

Ndoci akuzohet nga Prokuroria gjithashtu edhe  për vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në Mars. Në pranga për këtë ngjarje ka rënë edhe Klevis Alla, i cili tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrasjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës që kanë përdorur për kryerjen e krimit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrásje.

Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit.

Ndryshe nga ky i fundit, Alla nuk e ka ankimuar vendimin e Shklallës së parë duke pranuar për rrjedhojë akuzat dhe përfshirjen në dy ngjarjet e bujshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit