Jepnin para në këmbim të votës/ Gjykata jep masën e sigurisë për dy zyrtarët e Rilindjes në Dibër

Jepnin para në këmbim të votës/ Gjykata…

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për dy funksionarët e bashkisë të cilët u kapën në Maqellarë duke shpërndarë para në këmbim të votave.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç në arrest me burg. Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka provë që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në automjetin me të cilin udhëtonin është sekuestruar një shumë lekësh prej 7 milion lekë të vjetra, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të një subjekti politik. Ndaj dy shtetasve rëndon akuza e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit