Jerusalem, palestinezi vret një civil dhe plagos 4 të tjerë

Jerusalem, palestinezi vret një civil dhe plagos…

Një agresor palestinez vrau një shtetas izraelit dhe plagosi katër të tjerë përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Policia izraelite deklaroi se ngjarja ndodhi pranë hyrjes së një objekti kulti të kontestuar, i njohur si Tempulli i Malit nga hebrenjtë dhe si një vend i shenjtë nga myslimanët.

“Reagimi i agjentëve izraelitë ishte i shpejtë. Brenda 32 sekondave ata u përgjigjën nga drejtime të ndryshme dhe vranë terroristin. Për fat të keq kemi një viktimë dhe 4 të plagosur, 2 prej të cilëve policë”, tha Kobi Shabtai, shef i policisë izraelite.

Përplasja për objektin e kultit, që konsiderohet i shenjtë nga të dyja besimet, ka shkaktuar episode të shumta dhune mes izraelitëve dhe palestinezëve, kryesisht majin e kaluar.

Lëvizja islamike e Hamasit përshëndeti sulmin e së dielës, duke e quajtur një “gjest heroik”, por nuk mori përsipër përgjegjësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit