Jeta e tij në rrezik, Diego 3-vjeçar ka nevojë për ndihmë

Jeta e tij në rrezik, Diego 3-vjeçar…

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Vogëlushi Diego (Gjon) Gashi, i lindur më 25.11.2021 nga komuna e Lipjanit, po përballet me një sëmundje shumë të rëndë: Encefalopati me konvulsione dhe bronkopneumoni.

Prej 12 ditësh është i shtruar në njësinë e Kujdesit Intensiv në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij mbetet kritike.

Familja ka vendosur ta dërgojë jashtë vendit për trajtim urgjent, pasi vetëm një ndërhyrje më e specializuar mund t’i shpëtojë jetën.

Por duke qené se ky trajtim jashtë vendit është shumë i kushtueshëm, familjarët kërkojnë ndihmë dhe kontribut nga shqiptarët pasi gjendja e Diegos sa vjen e rëndohet.

Të dhënat për ndihmë financiare:

Emri i prindit: Gjon Gashi
Llogaria bankare: 1401000012544316
Banka: Banka Ekonomike

Kontakti (Whatsapp/Viber):
+383 44 102 896 / 049 102 896

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit