Jetesa në Shqipëri e papërballueshme| Emigrantët dërgojnë 541 milionë euro për të afërmit

Jetesa në Shqipëri e papërballueshme| Emigrantët dërgojnë…

Të jetosh në Shqipëri është një sfidë përtej normales duke vendosur në peshore të ardhurat dhe shpenzimet. Paga minimale është 30 mijë lekë të reja, por shumica e familjeve sipas statistikave jetojnë edhe me 17 mijë lekë në muaj, shifër kjo nën minimumin jetik. Në këto kushte sytë janë nga emigrantët, furnitorët kryesorë të familjeve shqiptare.

Plot 541 milionë euro kanë dërguar ata përgjatë këtij viti në familjet e tyre, kryesisht tek të moshuarit. Kjo sasi parash është rritur me 15%, krahasuar me vitin e kaluar, atëherë kur pandemia rëndoi edhe më shumë xhepat e shqiptarëve.

Kryesisht të ardhurat më të mëdha vijnë nga emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Itali dhe Greqi teksa vitet e fundit po rriten edhe prurjet nga Britania e Madhe dhe Gjermania. Por kjo sasi kaq e lartë parash, tregon se familjet shqiptare nuk kanë ekonomi të mjaftueshme për të siguruar mbijetesën.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit