Jetesë në kushte minimale| 621 mijë persona të varfër në Shqipëri, po pjesa tjetër?

Jetesë në kushte minimale| 621 mijë persona…

Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se 621.5 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër në vend. Këto të dhëna për 2020, flasin për një normë në rënie të rrezikut për të qenë i varfër në raport me vitin 2019, kur ky tregues ishte në 659.1 mijë persona.

Ulja e këtij kufiri tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur. Nga anketa e INSTAT për matjen e të ardhurave dhe nivelit të jetesës në Shqipëri, ky tregues i referohet personave që ndodhen në rrezik për të qenë të varfër ose që jetojnë në familje me intensitet të ulët punësimi është vlerësuar në 43.4%, nga 46.2 % që llogaritej në vitin 2019.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë, tregon se tërmeti i nëntorit dhe pandemia Covid-19 rritën varfërinë me 0.8% në vend në 2020-ën duke bërë që rreth 32.6% e popullsisë apo një e treta e saj të konsiderohej e varfër, pra që jetojnë me më pak se 5.5. dollarë në ditë.

Pas Shqipërisë sipas raportit të FMN-së në vendet e Ballkanit Perëndimor listohet Kosova, ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit