Jetoi tre muaj në aeroport nga frika e Covid, arrestohet 36-vjeçari

Jetoi tre muaj në aeroport nga frika…

Një burrë i frikësuar të udhëtojë për shkak të pandemisë, ka jetuar “fshehurazi” në një zonë të sigurt në aeroportin e Chicagos për tre muaj.

Sipas prokurorëve amerikanë, 36-vjeçari Aditya Singh u arrestua të dielën pasi stafi i linjës ajrore i kishte kërkuar dokumentet e identifikimit.

Policia tha se Singh ka arritur nga një fluturim prej Los Angesel më 19 tetor. Ai kishte gjetur distinktivin në aeroport dhe ishte “i frikësuar të kthehej në shtëpi për shkak të COVID-it”. Ai arriti të mbijetonte nga gjërat që i jepnin udhëtarët.

Sipas BBC, Singh është akuzuar për shkelje për krim duke qëndruar në një zonë të ndaluar të aeroportit. Atij i është ndaluar hyrja në aeroport, me kusht nëse paguan 1,000 dollarë si garanci.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit