“Jetoj me njerëzit, por …”- Reporterja e TV Klan nuk heq dorë, zhvishet sërish përpara Kryeministrisë dhe jep mesazhin

“Jetoj me njerëzit, por …”- Reporterja e…

Pavarësisht kritikave të shumta pasi doli e veshur me bikini përpara kryeministrisë me bikini, reporterja nuk ka hequr dorë.

Ajo ka dalë sërish mëngjesin e sotëm me bikini duke hequr bluzën live në televizion ndërsa raportonte live në emisionin “Aldo Morning Show”.

“Unë vërtet jetoj me njerëzit, por nuk jetoj për ata,”- tha para se të hiqte bluzën.

“Zemër nuk ndikohem asnjëherë unë,”– shtoi reporterja duke iu drejtuar moderatorit të emisionit, Aldon Lipe.

Ajo është identifikuar si Griselda Katirai dhe është një aktore e re.

Për herë të parë Katirai doli ditën e djeshme me bikini të zeza në televizion.

Ajo mbante veshur sipër një triko të verdhë të gjatë, duke vënë në pah të gjitha linjat truprore.

Kush është Griselda?

Mësohet se ajo është aktore e re. Ajo ka marrë pjesë në disa produksione filmike me metrash të shkurtër, por që nuk ka bërë bujë në tregun e filmit shqiptar.

Duket që me ‘gjetjen’ e re, ajo tashmë është në ‘gojën’ e gjithë portaleve dhe rrjeteve sociale.

Në profilin e saj të Instagram, aktorja që aktualisht punon si reporterë në emisionin e mëngjesit, ka publikuar mjaft foto dhe video provokuese.

Ky bien në sy fotot me bikini pranë Rektoratit në Tiranë, po ashtu dhe fotot me armë, me gjasa gjatë seteve të xhirimit.

Aktorja e re, duket se nuk e ka problem të eksperimentojë dhe të tregojë anën e saj ndryshe, teksa gjatë muajve të fundit ajo ka qethur kokën zero, madje fotot dhe video me kokën si ‘vezë’ nuk ka nguruar t’i publikojë në rrjetet sociale. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit