“Jetojmë me thërrime”/ Rrëfimi prekës i të moshuarve nga Kolonja që jetojnë në varfëri

“Jetojmë me thërrime”/ Rrëfimi prekës i të…

Ndërsa fushata zgjedhore vazhdon me muzikë dhe premtime, askush nuk i hedh sytë nga familjet që jetojnë në varfëri të tejskajshme. Kështu është rasti i nënë Salies dhe të shoqit të saj Nailit.

Banesa ku ata strehohen është rrënuar prej tërmetit dhe çfarë ka jashtë, hyn brenda. Por askush nuk i ka ndihmuar ata, madje askush nuk ka shkuar të shoh dëmin që iu është shkaktuar atyre. Ndërsa Naili rrëfen se me aq para pension sa marrin, nuk u del as për t’u ushqyer me bukë të thatë.

Banoj në Kolonjë të Lushnjës. Jeta për mua ka qenë shumë e keqe. Ka qenë e vështirë, se kam qenë gjysmë njeriu. Kur ra tërmeti, u shkatërrua komplet shtëpia. Kur ra gjëmimi, u shkëput menjëherë, komplet çatia ra në tokë. Të ardhura ne nuk kemi. Me 80 mijë lekë pension çfarë do të bësh, as për bukë thatë nuk del. Unë ilaçet e time shoqe marr e kaq, çfarë të blej, thërrime…. Unë mishin nuk e njoh se i thonë 10 mijë lekë kilja e mishit. Të marr peshk, as atë nuk e njoh, që t’i bëj një supë time shoqeje…ose një pako makarona apo oriz, as ato nuk i kam… kam mbledhur disa kokrra ullinj e me ato gënjehem. Nuk e imagjinoj dot një gjë të tillë, në dorë të Zotit… po ku do vete, ku do të kapem, s’kam”, thotë Naili.

Ndërsa nënë Salia tregon se ajo ka katër fëmijë, por ka rreth 10 vjetë pa i parë. Sespe vajzat janë të martuara, ndërsa djali jeton jashtë shtetit.

Katër fëmijë i kam patur… goca e vogël u martua në Kavajë, e dyta në Vlorë, goca tjetër e kam të martuar këtu në Kolonjë… djalin ma morën përjashtë, për punë, për të bërë shtëpi në ndërtim… kam 10 vjet që se kam parë me sy.

Më ka marrë shumë rrallë. Dy herë jam sëmurë nga virusi më ka lënë me pasoja të rënda në mushkëri. Plot herë enët e shtëpisë i kam larë me ujin e shiut, sepse nuk isha e zonja të dilja jashtë, prapa shtëpisë, tek çezma. Ne nuk kishim ku të shkonim. Përveç komshinjve, askush nuk kishte që të më shikonte… qanin muret vetëm ujë, në këtë shtëpi nuk arrija dot të ndizja sobën e zjarrit”, shprehet mes dhimbjesh ajo

Të dya ta tregojnë se nuk munden ë bëjnë asgjë dhe kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit