Jetojnë në godinat e ish-Divizionit Ushtarak/ Shkodranët në protestë: Kadastra na refuzon legalizimet

Jetojnë në godinat e ish-Divizionit Ushtarak/ Shkodranët…

Banorët e 132 familjeve në zonën e Ish-Divizionit në Shkodër kanë dalë në protestë, pasi Kadastra iu refuzon legalizimin e shtëpive.

Lidhur me këtë ata iu drejtuan një letër drejtuar drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Shkodrës, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Shkodër, si edhe kryebashkiakut Bardh Spahia.

Në këtë letër banorët theksojnë se kanë blerë këto objekte në vitin 1997, por nuk disponojnë asnjë lloj dokumenti, pavarësisht se kanë paguar të gjitha taksat e bashkisë.

“Jemi 132 familje qe banojmë prej 26 vitesh, në territorin e Ish Divizionit Ushtarak në Shkodër. Si te gjithë Shqiptarët, edhe ne, erdhëm nga zona të ndryshme të veriut, për një jetë më të mirë dhe kemi blerë objektet dhe tokat e zëna forcërisht ne vitin 1997, nga persona te tjerë. Shumica prej tyre (godinave) ishin te shkatërruara dhe te djegura Godinat i përshtatëm për banim dhe kemi harxhuar te gjitha kursimet e jetës për t’i berë të jetueshme.

6 familje jetojmë në ndërtesën dykatëshe të Ish Komandës së Divizionit, 45 familje jetojnë ne ish- fjetore dhe magazina të Ish Divizionit, 20 familje kanë ndërtuar shtëpi te reja ne tokat e lira përmes banesave ekzistuese. Po ne këtë territor, 41 familje ushtarakesh u strehuan nga qeveria ne objektet qe u ndërtuan për kosovaret, ne vitin 1999”, thuhet në letër.

Ata thonë se në të gjitha fushatat elektorale u është premtuar zgjidhja por gjithçka ka mbetur në fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit