Jeton në kushte të vështira dhe i paralizuar, Sokoli ka nevojë për ndihmë

Jeton në kushte të vështira dhe i…

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË SOKOLIN TË KONTAKTOJË NË NUMRIN 0682382343 ose  069 380 3456

Sokol Macaj, një qytetar nga Lezha, i është drejtuar redaksisë sonë me një thirrje zemre për ndihmë. Ai është prej vitesh i paralizuar dhe vuan nga sëmundje të ndryshme shoqëruese të zemrës, për të cilat ka kryer dy ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë, gjendja e tij ekonomike është tepër e vështirë. Pensioni minimal që merr nuk i mjafton për të përballuar as nevojat më elementare si ilaçet dhe ushqimet. Në banesën e tij nuk ndodhet asnjë mobilie, ndërsa bashkëshortja e tij vuan nga depresioni dhe nuk është në gjendje të punojë.

Sot, Sokoli nuk kërkon luks, por diçka shumë më të thjeshtë dhe jetike: disa mobilje ku mund të ulet dhe të fle, ilaçet e nevojshme dhe ushqime për të përballuar ditët e vështira.

Ky është një moment ku solidariteti ynë mund të bëjë ndryshimin. Të gjithë shqiptarët zemërmirë, kudo që ndodheni, mund të japin një dorë për të lehtësuar jetën e Sokolit dhe të familjes së tij.

Le të bëhemi bashkë për një jetë më të mirë për Sokolin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit