
“Përmbytja ra, pa shtëpi jam, pa të gjitha. Jetesë koti”, janë këto fjalët që të prekin në shpirt të gjysh Sadikut, me banim në Rrëshen.
I vetëm, pasi bashkëshortja i ka ndërruar jetë, gjysh Sadiku për redaksinë tonë, shprehet se jeton në kushte të vështira ekonomike, në një banesë shumë të vjetër ku paguan qira.
Zoti Sadik deklaron se mbahet vetëm me 100 mijë lekë pension dhe se kjo shumë nuk i mjafton për ilaçe, ujë, drita, teksa shton se ushqimet i merr borxh në dyqanet e lagjes, pasi ndryshe nuk ka mundësi të sigurojë një kafshatë bukë.
I moshuari shprehet se është ankuar disa herë të bashkia e Rrëshenit, por nuk është marrë asnjë masë. Duke qenë se shirat janë të vazhdueshme, zoti Sadik thotë se çfarë bie jashtë futet brenda.
“Jam me qira. Paguaj 100 mijë lekë në muaj, 100 mijë lekë kam pensionin. Unë jam në hall për shtëpi. I kemi bërë thirrje Bashkisë. U përmbytëm kur ra shi. Jetoj me djalin, gruaja më ka vdekur. Djali punon në privat, ku të dalë. Shteti, Edi Rama dhe kushdo, iu kërkoj ndihmë që të më ndihmojnë”, u shpreh i moshuari Sadik Lame.
Ai i kërkon Bashkisë ta ndihmojë me një banesë sociale, si dhe shqiptarëve të vënë dorën në zemër dhe t’i mundësojnë atij një dhomë për të futur kokën dhe të pleqërojë ditët që i kanë mbetur.
Kushdo ka mundësi të ndihmojë gjysh Sadikun të kontaktojë në numrin e telefonit, 0683540631