Jeton Nixha rikthehet në basketboll, fokus te talentet e rinj

Jeton Nixha rikthehet në basketboll, fokus te…

Jeton Nixha rikthehet në basketbollin kosovar, duke iu bashkuar punës me gjeneratat e reja dhe zhvillimit të talenteve të basketbollit.

Nixha do të jetë pjesë e stafit që po punon me basketbollistët e rinj në kuadër të Kampit Nacional 2026, i cili ka nisur sot në “Kolegjin Loyola” në Prizren dhe organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Në kamp janë mbledhur basketbollistët dhe basketbollistet e përzgjedhur pas pesë grumbullimeve të zhvilluara në regjionet e Kosovës, si dhe testimeve finale.

Kampi do të zgjasë nga 10 deri më 14 gusht, ndërsa gjatë këtyre ditëve të rinjtë do t’i nënshtrohen një programi intensiv me stërvitje, aktivitete edukative dhe aktivitete të tjera të planifikuara.

Pjesëmarrësit dhe trajnerët do të qëndrojnë të akomoduar në ambientet e Kolegjit Loyola, ku do të zhvillohet edhe programi i plotë i kampit.

Në përfundim të kampit, lojtarët dhe lojtaret e përzgjedhur do të përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar të FIBA YDF-së.

Rikthimi i Nixhës në këtë rol vjen në kuadër të punës me gjeneratat e reja, me synim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve që pritet të jenë pjesë e së ardhmes së basketbollit kosovar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit