Jetonin vetëm, dy vëllezërit e moshuar gjenden të vdekur në shtëpi

Jetonin vetëm, dy vëllezërit e moshuar gjenden…

Dy të moshuar, vëllezër me njëri-tjetrin janë gjetur të vdekur brenda banesës së tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se vëllezërit Sabri Velaj dhe Novrus Velaj, janë të moshës 90-vjeçare dhe 85-vjeçare.

Ka dyshime se ata janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën pak ditë më parë, por rrethanat mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

‘Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.’

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit