Jetonte e vetme, gjendet e vdekur në banesën e saj 65-vjeçarja, zbulohet shkaku

Jetonte e vetme, gjendet e vdekur në…

Policia e Elbasanit njofton se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj një 65-vjeçare, e cila jetonte e vetme. Sipas hetimeve praprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale nga një hemorragji cerebrale.

Po ashtu njoftohet se rreth orës 06:10 të ditës së sotme, në servisin e shtetasit A.H., 34 vjeç, banues në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen Polo”, dhe për pasojë mjeti është djegur tërësishtë. Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Po sot, është rrëzuar një autokombajë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës, Prrenjas , i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Elbasan/ Prrenjas Informacion paraprak

  • Më datë 18.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen “Kongresi”, Elbasan, në banesën e saj,  është gjendur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetesia P. L., 65 vjeçe, e cila ishte e sëmure dhe  jetonte e vetme në banesë. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, hemoragji celebrale.
  • Më datë 18.07.2021, rreth orës 06:10, në servisin e shtetasit A.H., 34 vjeç, banues në Elbasan, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksëagen Polo”, dhe për pasojë mjeti është djegur tërësishtë. Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
  • Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:40, është rrëzuar një autokombajë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi shtetasi A.D., rreth 41 vjeç, banues në Qukës, Prrenjas , i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit