Jetonte me qira, aktorja turke blen vilën luksoze

Jetonte me qira, aktorja turke blen vilën…

Demet Ozdemir, e njohur ndryshe si ‘Alia’ Sokolova, në serialin turk të transmetuar edhe tek ne ‘Kurti dhe Sura’ ka blerë një super vilë.
Aktorja turke, arriti të bëhej pronare e një vile, të cilën e bleu nga fitimet që mori nga serialet e ndryshme televizive, raporton “Milliyet”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri foto galeri foto galeri

Vila e saj ndodhet në fshatin Zekeriyakoy dhe sipas mediave turke, aktorja ka paguar katër milion lira turke për ta blerë.
Aktorja është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, pasi që prej serialit “Zogu i hershëm”, njerëzit janë kuriozë të dinë detaje rreth jetës së saj private.
Ozdemir është një nga aktoret më të suksesshme turke dhe fitimet e saj për një episod janë të larta kështu që ajo ja ka lejuar vetes këtë blerje të shtrenjtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit