Jetonte vetëm! Gjendet i vdekur me trupin e dekompozuar 78-vjeçari në Vlorë

Jetonte vetëm! Gjendet i vdekur me trupin…

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit