Jetskitë ‘çelin sezonin’ në Velipojë, pushuesit të alarmuar: Po na rrezikojnë jetën

Jetskitë ‘çelin sezonin’ në Velipojë, pushuesit të…

Pamje shqetësuese kanë mbërritur nga plazhi i Velipojës ku jetski të ndryshme lëvizin shumë pranë bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve, veçanërisht fëmijëve.

Pushuesit nga Kosova që kanë zgjedhur Velipojën për të kaluar fundjavën, shprehen të zhgënjyer dhe të shqetësuar nga mungesa e kontrollit dhe e masave mbrojtëse.

“Kjo është mikpritja që na ofrohet. Vijmë për të pushuar, por përballemi me rrezik të përditshëm. Jetski-t kalojnë fare pranë bregut ku fëmijët luajnë. Janë disa, jo një i vetëm. Askush nuk kontrollon,” thotë një pushues.

Prania e këtyre mjeteve lundruese në afërsi të bregut përbën një shkelje të rregullave të sigurisë detare dhe rrit mundësinë e ndonjë aksidenti tragjik.

Pushuesit u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht dhe të vendosin rregulla të qarta për lëvizjen e mjeteve motorike në det.

Denoncimi i pushuesit:

Pershendetje  Kjo eshte pamja dhe “mikpritja” qe sot neve na ofrohet ne bregdetin e Velipojes  Shqetesuese vertet

Vijm nga Kosova per te pushuar dhe kjo eshte siguria per femijet tane nga keto jetski ne breg te detit, jo nje por disa

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit