”Jo ca të nënës dhe ca të njerkës”, indinjohet aktivisti Kristo: Dua të shkoj në plazh, dhe nuk i marr leje askujt

”Jo ca të nënës dhe ca të…

Me rritjen e temperaturave, plazhet e vendit po popullohen ditë pas dite, edhe pse qeveria thotë se nuk ka ende leje për të bërë plazh për qytetarët.

Por duket se situata e pandemisë po rikthen edhe njëherë tjetër ndarjen në klasa, dhe në plazh po shkojnë veç VIP-at, që sdihet si i sigurojnë lejet për të lëvizur nga zona e kuqe e Tiranës, drejt bregdetit të jugut që prej javësh është pjesë e zonave të gjelbra.

Kjo situatë ka irrituar dhe aktivistin Erion Kristo, i cili shkruan se shqiptarët po trajtohen ca si të nënës dhe ca të tjerë si të njerkës.

“Dua të shkoj në plazh dhe nuk dua t’i marr leje askujt. Të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë para ligjit dhe diellit. Jo ca të nënës dhe ca të njerkës. Shqiptarë, mos lejoni t’u trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë. Përhapeni nëse jeni dakord. Bashkoni zërat!”, shkruan Kristo në postimin e tij. /Faxweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit