Jo veç vaksinat, Rama: Do sjell dhe fabrikën kineze në Shqipëri

Jo veç vaksinat, Rama: Do sjell dhe…

Pas kthimit nga Turqia me 192 mijë vaksina kineze Edi Rama tha  se kanë nisur bisedimet për hapjen në Shqipëri të fabrikës së prodhimit të vaksinave.

‘Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave.

Një fabrikë e një teknologjie të lartë, e cila aktualisht është një nga kompanitë më të mëdha në botë, kompania farmaceutike që bën edhe distribucionin e vaksinës Sinovac.

Kjo fabrikë prodhuese, e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Shqipëri, e cila do të jetë një pikë referimi për prodhime të cilësinë më të lartë’, tha Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit