Helmime masive nga uji në Vlorë: Spitali tejmbushet, Ujësjellësi merr fondet dhe fsheh krizën

Helmime masive nga uji në Vlorë: Spitali…

Në qytetin e Vlorës, ajo që duhet të ishte një shërbim bazë vital për qytetarët është kthyer në një vatër infeksioni masiv. Dhjetëra banorë, midis të cilëve edhe fëmijë kopshtesh, i janë drejtuar urgjencës spitalore me simptoma të rënda helmimi. Shkaku: ujë i kontaminuar që rrjedh direkt nga rubinetat e shtëpive.

Sipas të dhënave dhe verifikimeve në terren, uji i shpërndarë në disa zona të qytetit mban erë të rëndë erektive dhe përmban prani të lartë të baktereve fekale E. coli. Ndonëse buxheti i ndërmarrjes parashikon shuma të konsiderueshme për proceset e deratizimit dhe higjienizimit, matjet e klorit rezidual në rrjet kanë rezultuar pothuajse zero. Kjo tregon se procedurat e dezinfektimit kanë mbetur vetëm në letrat e tenderëve,duke lënë ujësjellësin pa asnjë mbrojtje minimale sanitare.

Fokus i këtij helmimi masiv është bërë lagja pranë Kopshtit Nr. 10 dhe zonat përreth ku banorët e pallateve të tëra raportojnë simptoma si diarre dhe të vjella te të gjithë pjesëtarët e familjeve.

Sipas burimeve brenda spitalit të Vlorës, fluksi i pacientëve me simptoma intoksikimi ka qenë i lartë përgjatë gjithë ditëve të fundit, duke përfshirë të rritur dhe fëmijë. Megjithatë, përmasa e këtij alarmi sanitar po mbahet larg vëmendjes publike përmes presionit institucional nga drejtuesit e ujësjellësit, të cilët shfrytëzojnë ndikimin e tyre politik për të parandaluar raportimin zyrtar të situatës.

Në qendër të kësaj krize administrative dhe sanitare është drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso, nën drejtimin e të cilit institucioni akuzohet për abuzim me fondet publike dhe nepotizmit.Burimet denoncojnë se bordi drejtues e ka mbingarkuar ndërmarrjen me punësime fiktive ushtrisë partiake që nuk paraqiten fare në punë, duke shteruar burimet njerëzore dhe teknike.

Gjithashtu, të dhënat nga Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ngrenë dyshime për manovra me fondet: një kontratë karburanti prej 200 milionë lekësh, e cila zakonisht lidhet me afat 1-vjeçar, këtë herë është lidhur me një kohëzgjatje jashtëzakonisht të shkurtër 6-mujore — një lëvizje e cila akuzohet se përdoret për shpërndarje të shpejtë dhe pa kontroll të burimeve për interesa politike.

Situata kërkon ndërhyrjen urgjente të Prokurorisë dhe Inspektoriatit Shëndetësor për të kryer analizat e pavarura të ujit dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale drejtuesit e përfshirë në këtë kërcënim të drejtpërdrejtë të shëndetit publik.

Denoncimi 1:

Pershendetje JOQ! Jo vetem kopshti nr.10 por e gjithe lagjja ku ndodhet kopshti jane helmuar me diahrre dhe te vjella nga uji me fekale . Te gjithe  banoret e pallateve qe ndodhen tek pasticeri Elezaj jane te helmuar.  Faleminderit une jam banor i lagjes i Gjithe pallati eshte semure e gjithe familja ime Ka disa dite qe vjen era shume e rende nga uji

Denoncimi 2:

Pershendetje JOQ. Marre shkas nga situata e fundit e krijuar ne Vlore me ujin e kontaminuar. Dua tiu coj ne dijeni se gjate dites se sotme ka patur shume raste me shenja helmimi qe jane paraqitur ne urgjencen e spitalit te vlores, qe u perkasin grupmoshave te ndryshme dhe jo vetem femije. Keto raste mbahen te fshehta nga presioni qe ushtron drejtori i Ujesjellesit Klevis Kaso, i cili perdor fuqin e Kryetarit te partise. Pervec kesaj ky drejtor ka zabtuar ujesjellsin duke punesuar pafund njerez qe nuk vijne ne pune dhe normalisht do ndodhin keto situata. Nese hyn ne faqen e APP shikon qe eshte lidhur kontrata e karburantit me 200 milion lek, e cila ne gjith SH.a lidhet me afat nje vjecar ndersa kete here si kurre me pare eshte lidhur me afat 6 mujor, pasi drejtori e shperndan per te bere qokat e partise

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit