Jo vetëm me Monica Lewinsky/ Zbulohet lidhja e Bill Clinton edhe me tjetër femër

Jo vetëm me Monica Lewinsky/ Zbulohet lidhja…

Detaje të reja tronditëse janë publikuar së fundmi në një libër mbi jetën e miliarderit pedofil Jeffrey Epstetin. “Daily Mail” shkruan se Bill Cliton, i cili njihet si një prej miqve të miliarderit, thuhet se ka pasur një lidhje me Ghislaine Maxwell.

Detajet e aferës së pretenduar midis ish presidentit dhe britanikes janë të detajuara në librin: “A Convenient Death: The Mysterious Demise of Jeffrey Epstein”.

Në një fragment të librit, të marrë nga New York Post, burimet thanë se Clinton do të bënte s*ks me Maxwell gjatë udhëtimeve jashtë shtetit në aeroplanin “Lolita Express” të Epsteinit dhe ai do ta vizitonte atë në qytetin e saj të Manhattan.

Ish-presidenti ka mohuar të ketë lidhje me Maxwell. Zëdhënësi i tij deklaroi: “Është gënjeshtër totale”, por duket se ish-presidenti i SHBA-ve do të jetë sërish në qendër të vëmendjes mediatike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit