Jo vetëm me Shqipërinë, Greqia mbyll kufirin edhe me një shtet tjetër të Ballkanit

Jo vetëm me Shqipërinë, Greqia mbyll kufirin…

Greqia ka vendosur së fundmi mbylljen e kufijve me Serbinë. Ky lajm është konfirmuar nga vetë ministri serb i Turizmit, Rasim Ljajic.

Gjithashtu mediet greke shkruajnë se qeveria e ka marrë këtë vendim për shkak të rritjes së rasteve nga koronavirusi.

Mësohet se ndalimi do të hyjë në fuqi nesër, e hënë, 6 korrik, në 6 të mëngjesit, dhe do të zgjasë deri më 15 korrik, tha qeveria greke në një deklaratë.

Pavarësisht ndalimit, përjashtim nga ky rregull bëjnë udhëtarët të cilësuar me “arsye të veçanta” të cilëve do të lejohen të hyjnë në Greqi.

Kujtojmë që Serbia, dy ditë më parë, shpalli gjendjen e emergjencës në vend duke rikthyer dhe njëherë masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. /GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit