
Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e dha në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa. “Nuk është sekret t’iu them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave që ka dhe iu ka kërkuar të gjejnë dhe sulmojnë infrastrukturat më kritike që Shqipëria ka”, tha Tafa.
Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike bëri së fundmi një përditësim të bilancit që ka rezultuar nga sulmi thuajse dy javë më parë, ku hakerrat iranianë sulmuan Instat. Nga ky sulm, 40 kompjutera janë infektuar nga virusi. “Virusi i shpërndarë ka infektuar 40 kompjuterë, nga ku ka fshirë 6 prej tyre. Më pas virusi ka bërë fshirjen e serverit në të cilin kryheshin ekzekutimet e komandave. Pas kësaj, aktorët kanë humbur komunikimin me infrastrukturën” thuhet në përditësimin e ACESK.
Kujtojmë që vite më parë sulmet e hakerave nxorrën zbuluar të dhënat personale të shqiptarëve, duke nisur që nga pagat, numrat e telefonit, targat e makinave. Pre e sulmeve ra edhe aeroporti i Rinasit, duke pezullur dhjetëra fluturime. Ndodhur përpara kësaj situate, qytetarët ndihen gjithmonë e më të pasigurt