Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të Covid-it

Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e…

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv me Covid-19, dy javë pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit. Gazetarja Ema Shazivari raporton për abcnews.al se mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës. Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë.

Megjithatë gjithçka e ka një shpjegim. Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se që të quhesh i mbrojtur nga vaksina e Pfizer duhet së pari të marrësh të dy dozat me një afat kohor tre javë larg njëra tjetrës. Alimehmeti shpjegon se vaksina në 10-12 ditët e para nuk është në lojë, pra personi që i është injektuar mund të quhet në këto ditë i pavaksinuar.

Gjithashtu, me një dozë mund të quhet vetëm 33% i vaksinuar. Ndërkohë që edhe studimet për Pfizer tregojnë se fakti që ke marrë vaksinën nuk do të thotë se personi nuk infektohhet pasi vaksinimi të mbron 94.7% për rastet e rënda të sëmundjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit