Jo vetëm vjedh! 'Vodafone-Albania', tani tallet me klientët (Mesazhet)

Jo vetëm vjedh! ‘Vodafone-Albania’, tani tallet me…

Që Vodafone Albania është një nga kompanitë telefonike më të dështuara në Shqipëri këtë e kemi thënë prej kohësh.

Zhvatja dhe gënjeshtrat ndaj klientëve shqiptarë është synimi i tyre kryesor.

Mes dhjetëra denoncimeve të mbërritura çdo ditë në redaksinë e “JOQ-Albania”, i fundit i ka vënë “vulën” se pse kjo kompani nuk është në shërbim të shqiptarëve, edhe pse ata paguajnë.

Një qytetar ka denoncuar hapur sesi shërbimi i klientit tallet me shqetësimin që ai ka.

Përmes një komunikimi në Whatsapp, qytetari ka shprehur shqetësimin për shpejtësinë e Internetit, ashtu si shumë e shumë qytetarë të tjerë, por në vend të një përgjigjeje, ai është përballur me “fodullizmin” e punonjësit.

Teksa e ka pyetur për ngadalësimin e internetit, shërbimi i klientit i është kthyer se nga e kupton shpejtësinë qytetari.

Pikërisht në këtë moment ai është ndjerë i ofenduar dhe ka bërë denoncimin në portalin “JOQ-Albania”.

Qytetari shkruan:

“Pershendetje joq. Si tall lesht me klientet vodafoni! I dukemi gje te vonuar?!”

https://www.facebook.com/joqalbania/photos/a.10151783976238371/10158076862453371/?type=3&theater

/Burimi: JOQ-albania.com/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit