Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premten se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump-in, kundërshtarin e tij republikan për zgjedhjet e nëntorit.

“Jam i gatshëm. Nuk e di kur”, tha presidenti demokrat në një intervistë me prezantuesin Howard Stern. “Do të debatoja me kënaqësi me të”.

Këto ishin deklaratat më të qarta të Presidentit Biden mbi mundësinë e një debati presidencial. Presidenti Biden nuk kishte shfaqur gatishmëri për të debatuar me zotin Trump, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit.

Javët e fundit zoti Trump ka sfiduar Biden që t’i dalë përballë në debat, duke u shprehur i gatshëm të debatojë me Presidentin demokrat aktual “kurdo dhe kudo”.

Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve dhe realizimin e më shumë se 3 të tillëve që zhvillohen zakonisht.

Dhjetëra organizata mediatike i kanë bërë thirrje kandidatëve që të zotohen publikisht për një debat përballë njëri-tjetrit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit