Joe Biden nis punën për formimin e stafit të tij, ekipi mediatik i Shtëpisë së Bardhë do të ketë vetëm femra

Joe Biden nis punën për formimin e…

Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Joe Biden ka njoftuar ditën e djeshme ekipin e tij të komunikimit me mediat. Në një konferencë për shtyp i shoqëruar nga zv/Presidentja Harris, Biden njoftoi se i gjithë ekipi i tij i komunikimit është i përbërë nga femrat.

Drejtoresha e fushatës së komunikimit do të jetë Kate Bedingfiel. Zëdhënsja e Partisë Demokratike Jen Psaki do të jetë sekretarja e tij e shtypit. Presidentja e Qendrës për Progresin Amerikan, Neera Tanden do të jetë mbikqyrësja e zbatimit të politikave të Biden. Sekretarja kryesore e shtypit do të jetë Karin Jean Pierre. Pili Tobar do të jetë zvendës drejtori i Biden për komunikimin. Cecilia Rouse do të jetë kryetarja e Këshilit Ekonomik.

Në lidhje me këto zgjedhje Biden tha se komunikimi i sinqertë është një nga detyrat më të rëndësishme për një President dhe se ky ekip do të bëj më të mirën e mundshme për ta realizuar atë.

“Komunikimi i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me popullin amerikan është një nga detyrat më të rëndësishme për një President dhe këtij ekipi do t’i besohet përgjegjësia e jashtëzakonshme për të lidhur  popullin amerikan me Shtëpia e Bardhë,” tha ai.

Në të gjithë historinë e SHBA-së, kjo është Administrata e parë qeverisëse me kaq shumë ferma në poste të larta./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit